Roma dhe Milan do ta luajnë derbin e javës në Serie A, ndeshje që mund t’i kushtojë me shkarkim ndonjërit nga trajnerët e të dyja skuadrave.

Rudi Garcia i Romës dhe Sinisa Mihajlovic i Milanit janë para një detyre shumë të rëndësishme në përballje me njëri tjetrin.
Trajneri serb i Milanit, Sinisa Mihajlovic e ka pranuar se ai ose Garcia mund të shkarkohen.
“Është e vështirë për të dyja skuadra dhe për të dy trajnerët. Unë e njoh ambientin roman dhe faktikisht mendoj se Roma rrezikon më shumë”.
“Atyre i duhet me çdo kusht fitorja për të dalë nga një moment i vështirë. Edhe ne luajmë për shumë gjëra në këtë ndeshje”.
“Unë dhe Garcia jemi dy pistolerë që vihen përballë njëri-tjetrit. Është një duel, ai që gabon shkarkohet”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rey Manaj mund të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar.

Talenti nga Lushnja nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme tek ‘Neroazzurrët’, dhe pritet të huazohet për të fituar përvojë.
Sias asaj që ka raportuar ‘Sky Sport’, së fundmi në garë për 18-vjeçarin është futur skuadra italiane Bologna.
Mbetet të shihet nëse Interi do të lejoi huazimin e tij te Bologna apo tek ndodnjë skuadër tjetër.


Kujtojmë që për shërbimet e tij interesim ka shfaqur edhe Frosinone dhe Panathinaikos. /Telegrafi/

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri shihet si njëri prej yjeve të mundshëm që do të paraqiten gjatë këtij viti në "Euro 2016". Kështu shkruan të premten uebfaqja zyrtare e UEFA-s.

UEFA e vlerëson Shaqirin si një mesfushor të frikshëm për kundërshtarët dhe parashikon rritje të formës së tij në Premier League, ku aktivizohet me Stoke Cityn, transmeton Koha Ditore.
Ai vlerësohet si ylli kryesor i Përfaqësueses së Zvicrës, e cila në "Euro 2016" në kuadër të Grupit A, do të ketë punë me Shqipërinë, Rumaninë dhe Francën.
Shaqiri 24-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u transferua te Stoke City, kurse më herët karrierë ka bërë edhe tek Interi, Bayern Muencheni e Baseli.

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka qartësuar se pa marrë parasysh se çfarë ndodh, Gianluigi Buffon do të jetë portieri i parë i Italisë.

Pozita e Buffonit në kombëtare u vë në dyshim pas disa paraqitjeve jo bindëse të tij në muajt e parë në Serie A, por Prandelli është shumë i sigurt.
“Unë kurrë nuk do të dyshoja te Buffoni. Ai do të jetë portieri jonë i parë për Botëror. Pikë”.
“Unë jam i bindur se personaliteti i tij, karizma e tij dhe dëshira e tij që të konsiderohet më i miri në botë do të jenë armë shumë efektive”.
“Ai e di se me një gabim shumë lehtë gjendet në mes të uraganit”, ka thënë Prandelli. /Telegrafi/

Bosi i Chelseat, Jose Mourinho, ka pranuar se ai është plotësisht i pakënaqur me Hazardin dhe udhëtimin e tij të dielën e kaluar në Lille.

Hazard shkoi në Lille për t’i vizituar miqt dhe familjarët e tij, por Mourinho nuk i kishte dhënë leje për këtë dhe tani portugezi është tejet nervoz në anësorin.
“Kur keni dy ditë më vonë një ndeshje ju nuk largoheni nga shtëpia dhe nuk e ndërpreni pushimin derisa është ndonjë arsye e veçantë familjare”.
“Të shkosh t’i vizitosh miqt në një ndeshje nuk është arsye që të largohesh. Ai nuk më tregoi. Unë e kam mësuar këtë kur e pashë vet në televizor, kur filloi ajo ndeshje dhe ai bëri me duar në kamerë”.
“Ai shkoi në një vend tjetër që nuk është dashur ta bëj dhe më pas e humbi edhe pasaportën që do të thotë se nuk u kthye në kohë për stërvitje. Kjo ishte e papranueshme për mua”.
“Ai kërkoi falje dhe unë u pajtova me atë. Nuk kam dashur ta dënoj e as ndonjë gjë tjetër. Thjesht nuk më pëlqeu sepse kemi ndeshje të ngjeshura dhe duhet t’i fitojmë të gjitha”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Suedia U/17 e ka fituar vendin e tretë në kampionatin botëror dhe më meritori për këtë ishte askush tjetër pos Valmir Berishës.

Supertalenti shqiptar që mbron ngjyrat e Suedisë ka shfaqur paraqitje inspiruese në disa ndeshje gjatë këtij kampionati.
Berisha shënoi shtatë gola në këtë kampionat, por shkëlqeu në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Argjentinës, të cilës ia dha tri copa.
Ai u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati duke rrëmbyer këpucën e artë.
Hettriku i tij ua ka kujtuar njerëzve Zlatan Ibrahimovicin, dhe Valmiri tashmë në Suedi shihet si zëvëndësues i tij.
Në ndeshjen për vendin e tretë që Suedia e fitoi me rezultat 4-1 u paraqit edhe talenti tjetër i ri shqiptar, Gentrit Çitaku.


Menaxheri i Napolit, Rafa Benitez, thotë se ka shumë respekt për Juventusin, por se pret paraqitje shumë të fortë nga djemt e tij.

Ekipet do të përballen me njëra-tjetrën të dielën mbrëma dhe Benitez pret tri pikë nga ajo përballje.
“Nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë, pasi që nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar në stërvitje”.
“Unë pres paraqitje të fortë, pasi që dua që të shoh mendjet dhe zemrat e lojtarëve të mi. Juventusi është shumë i fortë, që është arsyeja pse na duhet qëndrueshmëri dhe intensitet në lojë. Ne do të tentojmë t’i ndalim dhe t’i mposhtim”.
“Ata kanë shumë fuqi dhe Antonio Conte e di se ata janë favoritë për Scudetto. Duke marrë parasysh këtë, duhet të luajmë të relaksuar me besim në cilësitë tona”, u shpreh Benitez. /Telegrafi/
Kamerat shpesh herë xhirojnë skena kurioze në shkallët e stadiumit, por në Meksikë ka ndodhur më shumë se kaq, transmeton Asport.com. I mërzitur nga ndeshja mes Monarcas dhe Atlas, një tifoz e ka parë të arsyeshme që ta prek gjoksin e të dashurës së tij. E gjithë kjo u transmetua direkt në TV. /Fish Media/
Menaxheri i Manchester United, David Moyes, nuk ka tentuar të transferojë Mesut Ozilin, pasi siç thotë ai nuk ka pasur nevojë për të. Gjermani është besuar se ka pasur kontakte me Unitedin para se Arsenali ta transferonte atë në mënyrë sensacionale, por Moyes mohon të jetë mposhtur nga Topçinjtë ashtu sikurse nga gjysma e Evropës në gjahun për një top mesfushor. “Ne nuk kemi qenë as pranë blerjes së tij, por diçka ka pasur në të kaluarën”. “Ne nuk kemi nevojë për një lojtar të tillë. Unë nuk kam thënë se ka qenë interesim, thjesht ka qenë një ide”. “Ne kemi Rooneyn dhe kemi lojtarë tjerë që luajnë në të pozitë kështu që nuk është një lojtar që na duht. Ne kemi kërkuar lojtarë në pozicione tjera”, ka deklaruar Moyes. 
Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë në botë. Lëvizjet e tij magjike janë kënaqësi për secilin tifoz që e pëlqen futbollin. Mirëpo, që ylli argjentinas të shkëlqente edhe në një vizatim, këtë nuk e dinim. Por, një vizatim fantastik i postuar në Youtube tregon shumëçka rreth aftësive të Messit, jo vetëm në fushën e blertë. Ndiqeni këtë art. /Fish Media/
Carlos Tevez e ka fituar një tjetër ‘çmim’ në mesin e shumë mirënjohjeve që ka marrë deri më tani gjatë karrierës së tij të suksesshme si futbollist. Sulmuesi i Juventusit ka triumfuar në garën e ‘Skills Series’ nga Bwin, duke mposhtur bashkëlojtarët, Fernando Llorente, Andrea Barzagli dhe Fabio Quagliarella, në një shteg me pengesa. Yjet e Juventusit shfaqën aftësitë e tyre teknike në kontrollimin e topit, driblime dhe goditje të sakta, ku Tevez doli në krye. Ylli argjentinas iu bashkua Juventusit gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City edhe ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme në Serie A duke u shndërruar në titullar të padiskutueshëm në sulmin e skuadrës së trajnerit Antonio Conte. Kjo video mund t’ua tregoj arsyen. /Fish Media/ 

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se filozofia e futbollit të klubit është e paprekshme, përkundër faktit se Gerardo Martino po ndikon në mënyrën e lojës së tyre.

Kampioni i La Ligas nuk di për humbje në La Liga që prej se Gerardo Martino e zëvëndësoi Tito Vilanovan, por këtë Martino e ka bërë me një ndikim të tij që për shumë ka prishur futbollin e bukur për sy të Barcelonës.
Sidoqoftë, me këto pohime nuk pajtohet Xavi.
“Filozofia e ekipit është e paprekshme dhe e panegociueshme. Nuk ka debate të brendshme për këtë. Ne e dimë se sip o luajmë dhe kemi ide të qarta”.
“Ne kemi filozofi të qartë: të luajmë futboll atraktiv, të luajmë shumë mirë në sulm dhe t’i arrijmë synimet. Ne kurrë nuk kemi menduar për ndryshim stili”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/